Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT -9

IX – Thirrja në rrugën e Allahut

Shpirti që nuk është aktiv, ngec. Ndërkaq, njëra ndër fushat më të rëndësishme ku mund të veprojë shpirti, padyshim, është thirrja në rrugën e Allahut. Ajo është puna e të dërguarve të Allahut.

Është shpëtuese nga dënimi. Aty gjendet fuqia dhe jetësohen punët e mëdha:

﴿فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَ﴾

“Andaj ti thirr dhe bëhu i qëndrueshëm, ashtu siç je urdhëruar.”[30]

Fjalët si “Filani as nuk përparon e as nuk shkon mbrapa” nuk janë aspak të vërteta, sepse, nëse ti nuk e angazhon shpirtin me punë të mira, ai do të të angazhojë ty me mëkate, sakaq imani shtohet dhe pakësohet.

Thirrja në metodologjinë e vërtetë duke e shpenzuar kohën, duke e lodhur mendjen, duke e munduar trupin dhe duke e aktivizuar gjuhën aq sa të bëhet thirrja në rrugën e Allahut puna kryesore me të cilën merret muslimani, padyshim që ia pret rrugën përpjekjeve të shejtanit për ta sprovuar dhe për ta larguar nga rruga e drejtë.

Pos kësaj, sfida që thirrësi e ndien në rrugën e davetit kundrejt pengesave, armiqve e të humburve, ia shton imanin dhe e bën më të qëndrueshëm në fe. Thirrja në rrugën e Allahut, krahas shpërblimit të shumtë, është mënyrë efikase për të qenë i qëndrueshëm në fe dhe i ruajtur nga kthimi prapa, sepse ai që sulmon, nuk ka nevojë të mbrohet.

Njëherazi, Allahu është me ata që i thërrasin njerëzit në rrugën e Tij, i forcon dhe i drejton ata.

Thirrësi është sikurse mjeku që e lufton sëmundjen me diturinë dhe me përvojën e tij: ndërsa e lufton sëmundjen te të tjerët, është më larg rënies në të.

Vazhdon

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close