Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT -5

V – Përmendja e Allahut (dhikri)

Përmendja e Allahut është një ndër shkaqet më kryesore për të qenë i qëndrueshëm në fe.

Kundroje lidhjen ndërmjet dy çështjeve vijuese të cilat i ka përmendur Allahu në këtë ajet:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمۡ فِئَةٗ فَٱثۡبُتُواْ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ﴾

“O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.”[24]

Pra, Allahu e ka bërë përmendjen e Vet prej gjërave që më së shumti ndikojnë në të qenët i qëndrueshëm në xhihad. “Në anën tjetër, kujtoje se si u tradhtuan persianët dhe bizantinët nga trupat e tyre, atëherë kur më së shumti kishin nevojë për ta.”,[25] edhe përkundër numrit të vogël të atyre që e përmendnin Allahun dhe përgatitjes së dobët.

Si kërkoi mbrojtje Jusufi, alejhi selam, për t’i bërë ballë sprovës së gruas së bukur dhe të autoritetshme, kur ajo e kishte joshur?!

A nuk ishte mburoja “Allahu më ruajttë!”, shtyllat e së cilës i shpartalluan valët e ushtrisë së epsheve?! Kështu pra ndikon përmendja e Allahut në qëndrueshmërinë e besimtarëve.

Vazhdon

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close