Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT-16

Rastet në të cilat kërkohet qëndrueshmëria

Së pari: Qëndrueshmëria në sprova Sprovat mund t’i ndryshojnë zemrat. Kur zemra goditet nga sprovat, qofshin ato të hidhura apo të gëzueshme, të vetmit që mbeten të qëndrueshëm janë syçelët, zemrat e të cilëve janë përplot iman.

Llojet e sprovave: – Pasuria

﴿وَمِنۡهُم مَّنۡ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنۡ ءَاتَىٰنَا مِن فَضۡلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٧٥ فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضۡلِهِۦ بَخِلُواْ بِهِۦ وَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ﴾

“Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë!” Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.”[51]

– Fama

﴿وَٱصۡبِرۡ نَفۡسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ وَلَا تَعۡدُ عَيۡنَاكَ عَنۡهُمۡ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَا تُطِعۡ مَنۡ أَغۡفَلۡنَا قَلۡبَهُۥ عَن ذِكۡرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمۡرُهُۥ فُرُطٗا﴾

“Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (te të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete.

Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.”[52]

Lidhur me rrezikun e sprovave të sipërpërmendura, i Dërguari ﷺ ka thënë: “Dy ujqër të uritur lënë në mes delesh nuk i bëjnë dëm tufës (së deleve) më shumë sesa ç’e dëmton fenë e njeriut lakmia për pasuri e famë.”[53]

Domethënë, dëshira e madhe e njeriut për pasuri e emër ia dëmton fenë më shumë sesa që mund të shkaktojnë dëm dy ujq të uritur në mesin e tufës së deleve.

– Gruaja

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجِكُمۡ وَأَوۡلَٰدِكُمۡ عَدُوّٗا لَّكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُمۡۚ وَإِن تَعۡفُواْ وَتَصۡفَحُواْ وَتَغۡفِرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ﴾

“O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”[54]

– Fëmijët “Fëmija është shkak për frikë, koprraci dhe pikëllim.”[55] -Persekutimi, zullumi dhe padrejtësia: Shembulli më i mirë për këtë është thënia e Allahut:

﴿قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ ٤ ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ ٥ إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ ٦ وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ ٧ وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ ٨ ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ﴾

“Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij, duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.”[56]

Po ashtu, Buhariu, përcjellë nga Hababi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, shënon: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ ndërsa qëndronte nën hijen e Qabesë, i mbështjellë me mantelin e tij, kurse ai na tha: “Në mesin e njerëzve që ishin para jush merrej njeriu, i hapej një gropë në tokë, në të cilën e fusnin.

Pastaj, me sharrë, vendosur në kokë, sharrohej përgjysmë. Gjithashtu, njeriun e krihnin me krehra hekuri, të cilët ia ndanin mishin nga kockat, por as kjo nuk e sprapste nga feja e tij.”[57]

– Dexhali: Dexhali është sprova më e madhe në këtë botë. Lidhur me këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O njerëz! Që kur e ka krijuar Allahu Ademin s’është parë sprovë më e madhe sesa Dexhali… O robërit e Allahut!

O ju njerëz! Qëndroni të patundur, sepse unë do t’jua përshkruaj atë aq sa nuk e ka përshkruar asnjë pejgamber më parë.”[58]

Lidhur me fazat e qëndrueshmërisë dhe devijimit të zemrave përballë sprovave, i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Sprovat u paraqiten zemrave siç janë (gjurmëlënëse) kallamat e hasrës (rrogozit), degë-degë. Zemrës që i thith ato, i bëhet një pikë e zezë, kurse asaj që i refuzon, një pikë e bardhë.

Vazhdojnë në këtë mënyrë derisa të dalë në pah njëra prej dy zemrave: njëra zemër e bardhë dhe e kulluar, të cilën nuk e dëmtojnë sprovat derisa të jenë qiejt e Toka, kurse tjetra e zezë dhe e errët, sikurse ena e përmbysur, e cila nuk e njeh të mirën e as që ndalon nga e keqja, përveç asaj që përputhet me ëndjen (epshin) e vet.”[59]

Shembulli i hasrës nënkupton se sprovat ndikojnë në zemër sikurse degët e hasrës, që lënë gjurmë në trupin e atij që fle mbi to.

Së dyti: Qëndrueshmëria në betejë

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمۡ فِئَةٗ فَٱثۡبُتُواْ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ﴾

“O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.”[60]

Ndër mëkatet më të mëdha në fenë tonë është dezertimi (në fushëbetejë). I Dërguari i Allahut ﷺ ndërsa bartte dhé në shpinë në betejën e Hendekut, i përsëriste fjalët vijuese bashkë me besimtarët: “Na i forco këmbët kur të takohemi me armikun.”[61]

Së treti: Të qenët i qëndrueshëm në metodologji

﴿مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا﴾

“Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.”[62]

Parimet e tyre qenë më të shtrenjta sesa jeta e tyre. Këmbëngulje e paluhatshme!

Së katërti:Qëndrueshmëria në çastet e vdekjes Jobesimtarët dhe mëkatarët privohen nga të qenët i qëndrueshëm në çastet më të rënda, kështu që nuk mund ta shqiptojnë shehadetin në çastet e vdekjes, gjë që është prej shenjave të përfundimit të keq.

Një njeriu në çastet e vdekjes i qe thënë: Thuaj “La ilahe il-lallah”, kurse ai kishte kthyer kokën djathtas e majtas duke mos pranuar të bëjë një gjë të tillë. Ndërkaq, një tjetër në çastet e vdekjes kishte thënë: “Kjo cohë është e mirë e kjo tjetra e lirë.” Vijuesi kishte përmendur figurat e shahut, tjetri melodinë a tekstin e një kënge.

Ka edhe të atillë që përmendin emra dashnoresh. Kjo ndodh ngase pikërisht këto gjëra janë ato që i kanë shmangur nga kujtimi i Allahut në këtë botë. Kur janë duke dhënë shpirt, te të këtillët mund të vëresh nxirje në fytyrë, erë të keqe ose kthim në anën e kundërt të kibles.

S’ka ndryshim gjendjeje e as fuqi pa lejen e Allahut. Ndërkaq, të devotshmit, përkatësisht ndjekësit e Sunetit, Allahu do t’i përforcojë në çastet e vdekjes, kështu që ata do ta shqiptojnë shehadetin.

Te këta mund të vëresh shndritje në fytyrë, erë të këndshme ose ndonjë shenjë tjetër përgëzuese gjatë dorëzimit të shpirtit. Në vijim po sjellim shembullin e njërit prej dijetarëve më të mëdhenj të hadithit, të cilin Allahu e kishte forcuar në çastet e vdekjes,

Ebu Zura er Razin. Ebu Xhafer Muhamed ibn Aliu, shkruesi i Ebu Zurait, tregon: “Vajtëm tek Ebu Zurai në Mashehran, fshat i Rrijit, në çastet e fundit të jetës së tij. Aty qenë Ebu Hatimi, Ibn Uara, Mundhir ibn Shadhani e të tjerë. Atyre iu kujtua hadithi, në të cilin thuhet: “Kujtojani atyre që janë duke vdekur të thonë ‘La ilahe il-lallah’.” Mirëpo, atyre u vinte turp nga Ebu Zurai t’ia thoshin atë, kështu që thanë: “Ta ‘përsëritim’ hadithin.” Ibn Uara tha: “Na ka treguar Ebu Asimi, përcjellë nga Abdulhamid ibn Xhaferi, ky nga Salih ibn Ebu…”, por nuk mundi t’i dilte në fund. Atëherë Ebu Hatimi mori fjalën: “Na ka treguar Bundari, përcjellë nga Ebu Asimi, ky nga Abdulhamid ibn Xhaferi, ky nga Salihu…”, por as ky nuk arriti ta përmbyllë, kurse të tjerët heshtën.

Në këtë rast Ebu Zurai, i cili ishte duke dhënë shpirt, hapi sytë dhe tha: “Na ka treguar Bundari, përcjellë nga Ebu Asimi, ky nga Abdulhamid ibn Xhaferi, ky nga Salih ibn Ebu Garibi, ky nga Kethir ibn Murra, e ky nga Muadh ibn Xhebeli se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai, fjala e fundit e të cilit është ‘La ilahe il-lallah’, do të hyjë në Xhenet.” Menjëherë pas kësaj dha shpirt. Allahu e mëshiroftë![63]

Për të këtillët Allahu thotë:

﴿إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ٠﴾

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.”[64]

Allahu ynë, të lutemi të na bësh prej tyre! Allahu ynë, na bëj të qëndrueshëm në këtë fe dhe na jep vendosmëri në udhëzim. Lutja jonë e fundit është: Lavdërimet e plota i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

[1] Këtë hadith e shënojnë Ahmedi, 6/4; Hakimi, 2/289 dhe gjendet në librin Es Silsile es sahiha, të shejh Albanit, 1772.

[2] Këtë hadith e shënon Ahmedi, 4/408 dhe gjendet në librin Sahihul xhami, 2361.

[3] Surja El Furkan, 32-33.

[4] Surja Ed Duha, 3.

[5] Shih Sahih Muslim, komenti i Neveviut, 12/156.

[6] Surja En Nahl, 103.

[7] Surja Et Teube, 49.

[8] Autori ka për qëllim ajetin vijues:

﴿سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا﴾

“Ata që ngelën pas jush, do t’ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe ne që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t’i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili.” Ah, sa pak që kuptojnë!” Surja El Fet’h, 15 (Shënim i përkthyesit)

[9] Surja Ibrahim, 27.

[10] Shih Tefsir Ibn Kethir, 3/421.

[11] Surja En Nisa, 66.

[12] Suneni i Tirmidhiut, 2/273. Timidhiu për këtë hadith ka thënë se është hasen ose sahih. Po ashtu gjendet në Sahihun e Nesaiut, 1/388 dhe në Sahihun e Tirmidhiut, 1/131.

[13] Këtë hadith e shënon Buhariu. Po ashtu shih Fet’hul Bari, 11/340.

[14] Surja Hud, 120.

[15] Surja El Enbija, 68-70.

[16] Fet’hul Bari, 8/22.

[17] Surja Esh Shuara, 61-62.

[18] Surja Ta Ha, 71.

[19] Surja Ta Ha, 72.

[20] Surja Al Imran, 8.

[21] Surja El Bekare, 250.

[22] Këtë hadith e shënon Muslimi, përcjellë nga Ibn Omeri, 16/204.

[23] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, përcjellë nga Enesi. Tuhfetul Ahuedhi, 6/349 dhe Sahihul xhami, 7864.

[24] Surja El Enfal, 45.

[25] Ibn Kajimi, Ed Dau ued deva.

[26] Shënon Buhariu, Fet’hul Bari, 1/32.

[27] Surja En Neml, 59.

[28] Surja Fatir, 32.

[29] Surja Jusuf, 6.

[30] Surja Esh Shura, 15.

[31] Hadithi është hasen, shënon Ibn Maxhe, përcjellë nga Enesi, 237. Gjithashtu shih Es Silsile es sahiha, 1332.

[32] El Uabil es sajib, f. 97.

[33] Surja Al Imran, 146-148.

[34] Këtë hadith e shënon Buhariu, përcjellë nga Hababi. Fet’hul Bari, 7/165. [35] Surja Al Imran, 196.

[36] Surja Er Rrad, 17.

[37] Surja El En’am, 55.

[38] Këtë hadith e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[39] Eth Thebat ‘indel memat, Ibn Xheuziu, f. 34.

[40] Surja Al Imran, 165. [41] Surja Al Imran, 152. [42] El Bidaje uen nihaje, 1, 332.

[43] Sijer a’lam en nubela, 11/241.

[44] El Bidaje uen nihaje, 1,332.

[45] Sijer a’lam en nubela, 11/241.

[46] Sijer a’lam en nubela, 11/242.

[47] Sijer a’lam en nubela, 11/240.

[48] Shënon Hakimi, 3/383. Ky hadith është hasen-sahih. Shih Fikh es sira, f. 103, recensimi i shejh Albanit.

[49] Mutefekun alejh.

[50] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu (2/50) dhe e cilëson si sahih në librin Iruaul galil, 3/145.

[51] Surja Et Teube, 75-76.

[52] Surja El Kehf, 28.

[53] Këtë hadith e shënon imam Ahmedi në Musnedin e tij, 3/460. Po ashtu gjendet në Sahihul xhami, 5496.

[54] Surja Et Tegabun, 14.

[55] Këtë hadith e shënon Ebu Ja’lai, 2/305, i cili ka edhe transmetime të tjera që e përforcojnë. Gjendet po ashtu në Sahihul xhami, 7037.

[56] Surja El Buruxh, 4-9.

[57] Këtë hadith e shënon Buhariu, shih Fet’hul Bari, 12/315.

[58] Këtë hadith e shënon Ibn Maxhe, 2/1359. Shih Sahihul xhami, 7752.

[59] Shënon Ahmedi, 5, 386 dhe Muslimi 1/128. Është dhënë teksti i Muslimit.

[60] Surja El Enfal, 45.

[61] Shënon Buhariu në Kitabul gazevat, Bab gazuetil handek. Shih Fet’hul Bari, 7/399.

[62] Surja El Ahzab, 23.

[63] Sijer a’lam en nubela, 13/76-85.

[64] Surja Fussilet, 30.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button