Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT-15

XV – Meditimi i begative të Xhenetit, i dënimeve të Zjarrit dhe kujtimi i vdekjes

Xheneti është vendi i gëzimit, ngushëllimi i të pikëlluarve dhe caku përfundimtar i besimtarëve.

Egoja është e tillë që nuk pranon të sakrifikojë, të punojë shumë a të qëndrojë e patundur, përveçse kur ka diçka që ia lehtëson vështirësitë dhe e ndihmon atë në tejkalimin e pengesave që i dalin në rrugë.

Atij që e njeh shpërblimin, vështirësitë e të punuarit do t’i duken të lehta. Andaj, i tilli ecën përpara duke e ditur se, në qoftë se nuk tregohet i qëndrueshëm, do ta humbasë Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa qiejt e Toka.

Egoja ka nevojë për diçka që e tërheq atë nga balta e kësaj toke në botën qiellore. I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ për t’i përforcuar shokët e vet, ua kujtonte Xhenetin. Një një hadith përcillet se, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë Jasirit, Amarit dhe nënës së tij, të cilët torturoheshin, u tha: “Bëni durim, oj familja e Jasirit! Duroni, se me të vërtetë vendtakimi juaj është Xheneti.”[48]

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ u thoshte ensarëve: “Pas meje do të hasni njerëz egoistë, ndaj të duroni derisa të më takoni te Haudi (pellgu i të Dërguarit).”[49]

Njësoj, njeriu duhet të mendojë rreth gjendjes së dy grupeve (besimtarëve dhe jobesimtarëve) në varr, gjatë ringjalljes, gjatë dhënies llogari, kur peshohen veprat, tek ura e Siratit dhe rreth të gjitha ngjarjeve të tjera të botës së amshuar.

Kujtimi i vdekjes e ruan muslimanin nga rebelimi dhe ndikon që t’i ruajë kufijtë e Allahut, rrjedhimisht të mos i tejkalojë ata. Sepse, kur njeriu e di se vdekjen e ka më afër se rripat e sandaleve të tij dhe se ajo mund t’i vijë në çdo çast, s’mund ta lërë veten të rrëshqasë a të ngulë këmbë në devijim.

Prandaj, i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Kujtojeni sa më shpesh prishësen e kënaqësive (vdekjen).”[50]

Vazhdon

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button