Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT-13

XIII – Pajisja me veti morale që të ndihmojnë në qëndrueshmëri Në krye të vetive morale që e ndihmojnë muslimanin të jetë i qëndrueshëm në fe është durimi. I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Askujt nuk i është dhënë diçka më e mirë a më e gjerë sesa durimi.”[38]

Durimi më i madh është që në goditjen e parë të fatkeqësisë. Kur njeriun e godet ndonjë fatkeqësi e papritur, në qoftë se nuk bën durim, zmbrapset dhe bëhet i paqëndrueshëm.

Meditoje këtë ngjarje që e ka rrëfyer Ibn Xheuziu, Allahu e mëshiroftë!. “E kam parë një plak që pothuajse i kishte mbushur tetëdhjetë vjet.

E falte rregullisht namazin me xhemat, porse, kur i vdiq një djalë i vajzës, thoshte: ‘Askush nuk duhet të lutet, sepse Allahu nuk përgjigjet.’ Po ashtu thoshte: ‘Allahu na i merr fëmijët për inat.’[39] 

I Lartësuar është Allahu nga shpifjet e këtij njeriu.

Kur muslimanët i goditi fatkeqësia në Uhud, e cila qe e papritur për ta, ngase Allahu ua kishte premtuar fitoren, Allahu ua dha një mësim të rëndë me gjak e me dëshmorë:

﴿أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَدۡ أَصَبۡتُم مِّثۡلَيۡهَا قُلۡتُمۡ أَنَّىٰ هَٰذَاۖ قُلۡ هُوَ مِنۡ عِندِ أَنفُسِكُمۡ﴾

“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush.”[40]

Çka ndodhi prej tyre?

﴿وَلَقَدۡ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥٓ إِذۡ تَحُسُّونَهُم بِإِذۡنِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلۡتُمۡ وَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَعَصَيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنۡيَا﴾

“Ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit. Disa nga ju dëshirojnë këtë botë…”[41]

Vazhdon

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close