Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT -12

XII – Njohja e realitetit të së kotës dhe mosmashtrimi me të Thënia e Allahut:

﴿لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ﴾

“Ti mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!”[35]

u ofron siguri besimtarëve dhe u ndihmon të jenë të qëndrueshëm. Ndërkaq, fjala e Allahut:

﴿أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَالَتۡ أَوۡدِيَةُۢ بِقَدَرِهَا فَٱحۡتَمَلَ ٱلسَّيۡلُ زَبَدٗا رَّابِيٗاۖ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيۡهِ فِي ٱلنَّارِ ٱبۡتِغَآءَ حِلۡيَةٍ أَوۡ مَتَٰعٖ زَبَدٞ مِّثۡلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ وَٱلۡبَٰطِلَۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذۡهَبُ جُفَآءٗۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمۡكُثُ فِي ٱلۡأَرۡضِ﴾

Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit.

Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo.

Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë…”[36] është mësim për ata që mendojnë të mos kenë frikë nga e kota dhe të mos dorëzohen.

Ndër metodologjitë e Kuranit është t’i qesë në shesh dhe t’i zhveshë qëllimet dhe metodat e liga të jobesimtarëve, që të mos sulmohen muslimanët duke qenë të pakujdesshëm, si dhe në mënyrë që të bëhet e qartë prej nga i vijnë sulmet Islamit.

I Madhërishmi thotë:

﴿وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِتَسۡتَبِينَ سَبِيلُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ﴾

“Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.”[37]

Sa herë kemi dëgjuar për lëvizje të shpartalluara e për thirrës që kanë rrëshqitur dhe nuk kanë arritur të jenë të qëndrueshëm.

Kjo ngase janë sulmuar prej nga nuk e kanë pritur fare, për shkak të mosnjohjes së armiqve të tyre.

Vazhdon

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button