Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT -11

XI – Të qenët i bindur në ndihmën e Allahut dhe se ardhmëria i takon Islamit

Nevoja për të qenë i qëndrueshëm në kohët kur vonohet ndihma është shumë e madhe, në mënyrë që të mos na rrëshqasin këmbët pasi që na janë forcuar. Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَكَأَيِّن مِّن نَّبِيّٖ قَٰتَلَ مَعَهُۥ رِبِّيُّونَ كَثِيرٞ فَمَا وَهَنُواْ لِمَآ أَصَابَهُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَمَا ضَعُفُواْ وَمَا ٱسۡتَكَانُواْۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٤٦ وَمَا كَانَ قَوۡلَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسۡرَافَنَا فِيٓ أَمۡرِنَا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٤٧ فَ‍َٔاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا وَحُسۡنَ ثَوَابِ ٱلۡأٓخِرَةِۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴾

“Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan.

Allahu i do të duruarit. Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.”[33]

Kur i Dërguari i Allahut donte t’i forconte pasuesit e tij gjatë kohës që sprovoheshin e torturoheshin, u tregonte se ardhmëria i takon Islamit. I Dërguari u thoshte atyre: “Me të vërtetë Allahu do ta plotësojë këtë çështje (Islamin), saqë udhëtari do të shtegtojë nga Sanaja në Hadrameut duke mos pasur frikë askënd tjetër përveç Allahut dhe ujkut, që mund t’ia hajë dhentë.”[34]

Pra, përmendja e haditheve që përgëzojnë se ardhmëria i takon Islamit është faktor i rëndësishëm në edukimin e njerëzve për të qenë të qëndrueshëm.

 

Vazhdon

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close