Fejesa / Martesa

Gjërat që pasojnë nikahun

Gjërat që e pasojnë nikahun janë të shumta. Do t’i përmendim siç vijon:

1. Dhënia e mehrit. Meher d.m.th. dhuratë apo, siç quhet në gjuhën popullore, përgatitje (xhehaz apo çeiz). Mehri bëhet obligim ndaj gruas me rastin e martesës, pavarësisht se a e kushtëzon apo nuk e kushtëzon. Ai (mehri) është: Pasuria që i jepet gruas, për shkak të kurorëzimit.
Nëse mehri është i përcaktuar, ai mbetet aq sa përcaktohet, qoftë pak apo shumë. Nëse nuk përcaktohet, por vetëm bëhet akti i nikahut dhe nuk i jepet mehri e as nuk përmendet fare, atëherë ndaj bashkëshortit është obligim t’ia japë gruas mehrin e ngjashëm me gratë tjera. Pra, shuma e këtij mehri është sipas traditës së atij vend.

Pasi që mehri mund te jetë pasuri, gjithashtu mundet me qenë edhe ndonjë gjë edobishme, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e martoi një grua menjë burrë, më kusht që t’ia mësonte një pjesë nga Kur’ani17
– Jam martuar me një grua’.
Është e preferuar që mehri të jetë i ulët, ngase sa më i ulët dhe i lehtë të jetë, ështëmë mirë, duke pasur për shëmbëlltyrë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ue sellemdhe duke shpresuar të jetë më i begatshëm.
Më të vërtetë, nikahu më i begatshëm është ai që është më i lehtë në përgatitje.
Transmeton Muslimi në koleksionin e tij të vërtetë:”Një njeri i kishte thënë
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
– Sa i ke dhanë mehër?, – i tha Pejgamberi.
– Katër evakë.(160 dërhemë).
– Për katër evakë!! Ju po mendoni sikur po nxirrni argjend prej kësaj kodre – nukkam çfarë të jap, mirëpo ndoshta të dërgojmë në ndonjë aksion dhe do të fitoshprej tij diçka(160 dërhemë).18

Umeri, radijall-llahu anhu, ka thënë:
”Mos e teproni në mehrat (dhuratat) e grave. Me të vërtetë, po të ishte e dobishmenë ketë botë apo në ahiret, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i pari do ebënte ketë. Nuk i ka dhënë ndonjë gruaje prej grave të veta e as ndonjërës ngavajzat e veta më shumë se dymbëdhjetë evkijeh, kurse një evkijeh është katerdhjetë dërhem”.
Me të vërtetë, në kohët e fundit, është bërë ngritja e mehrit, gjë që ka lënë gjurmëtë këqija, duke pamundësuar kështu martesën e shumë burrave dhe grave, dhe sirrjedhojë burrit i është dashur shumë kohë të kalojë për të arritur shumën eduhur te mehrit. Pra, kjo ka sjell shumë dëme dhe prej tyre i veçojmë:
.
– ua ka pamundësuar martesën shumë burrave dhe grave
– familja e femrës shikon në vlerën e mehrit, se sa është pak apo shumë, dhe nëshumicën e rasteve mehr është ajo që e përfitojnë familja e gruas nga burri përvajzën e tyre. Në qoftë mehri është i madh, e martojnë vajzën e tyre, duke mosshikuar në pasojat e asaj martese; nëse është mehri i vogël, e refuzojnë, edhe nëqoftë se janë të kënaqur në fenë dhe moralin e tij (burrit).
– nëse ka mospajtime bashkëshortore dhe mehri është i lartë, në shumicën e rasteve
divorci nuk bëhet me mirëkuptim, por burri e torturon (gruan e tij), më qëllimpër t’i kthyer gruaja diç nga mehri që i ka dhënë. E sikur të ishte më i vogël, edhe ndarja, pa dyshim, do të ishte me lehtë. Sikur njerëzit të ishin më modestë nëmehr dhe sikur të bashkëpunonin mes veti, do të kishte dobi e gjithë shoqëria dhedo të gjente një rehati të madhe, që do t’i ruante shumë meshkuj dhe femra ngaharamet. Mirëpo, më keqardhje i vërejmë disa njerëz duke garuar në ngritjen emehrit dhe shtimin e tij. Çdo vit shohim gjëra të shtuara (në mehr), që nuk ishintë njohura më parë, dhe nuk e dimë se ku do të ndalen. Me të vërtetë, kishtenjerëz, e sidomos prej atyre nga zonat rurale, që bënin disa lehtësime në lidhjeme mehrin. Ky lehtësim ishte mosmarrja e menjëhershme e një pjesë të mehrit, si p.sh. ta martojë femrën me një meher të caktuar dhe një pjesë e jep menjëherë një pjesë e jep më vonë, duke e vonuar deri një vit, më pak apo më shumë, e kjo i
bënë shumë lehtësime burrit.
– Furnizimi. Për bashkëshortin është obligim furnizimi i bashkëshortes me të mirë, siç është ushqimi, pija, veshmbathja dhe vendbanimi. Në qoftë se është koprracnë ndonjë nga këto obligimet, atëherë është mëkatar dhe femra në këtë rast ka të drejtë të marrë nga pasuria e tij aq sa i nevojitet, apo huazon diku ndërsa burri e ka për obligim kthimin e borxhit.
Prej llojit të furnizimit konsiderohet edhe velimja, e ajo është të përgatiturit e ushqimit gjatë ceremonisë së martesës, duke i ftuar të tjerët në ushqim, gjë e cila është prej Sunnetit me të cilin jemi obliguar, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka vepruar kështu dhe ka urdhëruar të veprohet. Duhet të kemi parasysh se e kemi obligim të largohemi nga shpenzimi i tepërt në velime. Ai të jetë aq sa ka mundësi bashkëshorti. Kurse, ajo që e bëjnë disa njerëz duke shpenzuar gjëra të shumta dhe të ndryshme, kjo më të vërtetë nuk duhet, ngase ky është shpenzim i padobishëm i pasurisë.

2. Marrëdhëniet mes bashkëshortëve dhe familjeve te tyre. All-llahu ka bërë që mesbashkëshortëve të ketë dashuri dhe mëshirë, dhe kjo lidhje tërheq pas veteobligime të njohura nga tradita. Sa më shumë që forcohet kjo lidhje, shtohenobligimet.
3. Ndalesa që ka të bëjë me martesë (mahremi). Burri e ka të ndaluar martesën me nënat e grave të tij dhe me gjyshet e tyre. Gjithashtu, e ka të ndaluar të martohetmë vajzat e tyre dhe me bijat e vajzave të tyre. Nëse ka pasur marrëdhënie intime me nënat e tyre, gruaja e ka të ndaluar të martohet me prindin apo me gjyshin e burrit si dhe me djemtë e tij.
4. Trashëgimia. Posa të bëhet akti i kurorëzimit mes burrit dhe gruas, aty për aty, fillon çështja e trashëgimisë mes njeri-tjetrit. All-llahu i lartësuar thotë:
”Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë tuaja … pas kryerjes se
testamentit që keni përcaktuar ose borxhit” (En-Nisa 12)

Dhe nuk ka dallim a ka pasur marrëdhënie intime apo nuk ka pasur, a është vetmuar me të, apo nuk është vetmuar.

——————————————————————————–
17 Tra. Buhariu (5087), Muslimi (1425).
Një “evak” është 40 dërhem, që gjithsejtë është 160 dërhem.
18 Tra. Muslimi (1424).

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close