Shkurorzimi

Gjërat që e pasojnë divorcin

Pasi që divorci konsiderohet ndarje e gruas nga burri, atëherë këtë e pasojnë dispozita të shumta. Prej tyre veçojmë:

1. Për gruan është obligim ideti (pritja pas divorcit), në qoftë se burri ka kryer marrëdhënie intime me të apo është vetmuar me të.

Nëse e shkurorëzon para kontaktit seksual dhe veçimit bashkë me të, gruaja nuk e ka obligim idetin. All-llahu i lartësuar thotë:

”O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin)…” (El-Ahzab 49)

Ideti/afati i pritjes është tri periudha të haidit, nëse femra është prej atyre që i është shfaqur haidi dhe tre muaj nëse nuk është prej atyre që i shfaqet haidi. Ndërsa, nëse është shtatzënë, derisa të lindë 20


2. Gruaja bëhet haram për burrin, në qoftë se para kësaj here e ka shkurorëzuar dy herë, d.m.th. nëse e shkurorëzon e pastaj e kthen gjatë kohës se idetit, apo e marton pas idetit e pastaj prapë e shkurorëzon për të dytën herë dhe e kthen gjatë kohës se idetit, apo e marton pas idetit e pastaj prapë e shkurorëzon për të tretën herë; në këtë rast nuk i lejohet të martohet me të, përveç nëse ajo ( gruaja) martohet më një burrë tjetër dhe bën martesë të vërtetë, dmth kryen marrëdhënie intime me të e pastaj atij (burri) nuk i pëlqen ajo dhe ndahet prej saj, pra, pas kësaj here, i lejohet burrit të parë të martohet më të, bazuar në fjalën e All-llahut të lartësuar:

”Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore), ose shkurorëzim me mirëkuptim” (El-Bekare 229),

derisa ka thënë në ajetin tjetër:

”E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë…”, për herën e tretë, “ … pas atij (lëshimi) nuk i lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai e lëshon atë…” d.m.th. burri i dytë, “…atëherë për ata të dy, po që se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë…”, d.m.th. burri i parë dhe gruaja e tij me të cilën është shkurorëzuar, “…të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton” (ElBekare 230)

All-llahu i lartësuar e ka bërë të ndaluar martesën e gruas me burrin i cili e ka shkurorëzuar tri herë, përveç nëse martohet me një burrë tjetër pas tij, sepse njerëzit në fillim të islamit i kanë shkurorëzuar gratë dhe i kanë rikthyer ato duke mos marrë parasysh numrin e shkurorëzimit. Sa që një njeri është hidhëruar në gruan e vet dhe i ka thënë:”Për All-llahun!, nuk të afrohem e as nuk të ndaj!” Gruaja i është drejtuar duke i thënë:”E si bën kjo?!” Tha:”Të shkurorëzoj e pastaj, sapo të afrohet koha e skadimit të afatit të pritjes, të rikthej, pastaj prapë të shkurorëzoj, pastaj, sapo të afrohet koha të rikthej”. Bashkëshortja e tij shkoi te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe i tregoi për këtë, pastaj All-llahu zbriti ajetin Kur’anorë:

”Lëshimi (pas së cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë…” (El-Bekare 229) 

Për këtë arsye, përkufizimi i shkurorëzimit me tri herë është konsideruar mëshirë për gratë prej padrejtësisë se burrave të tyre.

Vëllezër të nderuar, shpresoj se kemi sjell fjalë të bollshme rreth dispozitave të nikahut, duke pasur kujdes që kjo të jetë në një mënyrë të përshtatshme, jo gjatë a tepër apo shkurt a mangët. E lus All-llahun e lartësuar që të ketë dobi në këtë dhe t’i bëjë veprat tona të sinqerta për Të (All-llahun), në pajtim me kënaqësinë e Tij subhanehu ue te’ala, dhe të bëjë prej këtij ummeti gjenerata të dijshme, që i respektojnë ligjet e Zotit dhe u përmbahen dispozitave të Tij, si dhe të jenë udhëzues për robërit e Tij! Zoti ynë, mos na i devijo zëmrat tona pasi na i drejtove! Na dhuro mëshirën Tënde, ngase vetëm Ti je dhuruesi i madh. Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!

—————————————————————————————————-

20  Sh.p. ndërsa, nëse i vdesë burri, pritja e gruas është katër muaj e dhjetë ditë, në qoftë se nuk është shtatzënë.

Ndërsa, nëse i vdes burri e ajo është shtatzënë, atëherë derisa të lindë.

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close