Teuhidi Esmaa ue Sifaat ( njësimi e Emrave dhe Cilësive të Allahut ).

Emrat e AllahutTeuhidi 33 nga 99 Emrat e Allahut me argument – Pjesa 1 Shkruar nga Ismail Bardhoshi

1- Allah – الله 

Është përmendur shumë herë në Kur’an: “Thuaj: ‘Ai, Allahu është Një, i Vetëm.’” (Ikhlas: 1) Disa dijetarë kanë thënë se ky emër nuk përmban ndonjë domethënie, por është një emër i përveçëm që tregon për Qenien e Allahut. Ky mendim nuk është i saktë sepse origjina e këtij emri në gjuhën arabe është “ilah” – اله , që do të thotë “i adhuruar” dhe rrënja e fjalës “ilah” është “elihe, je’lehu, ilaheten dhe uluheten”- ألوهة, إلهة, یأله أله , që do të thotë “adhuroi, adhuron, adhurim”. Kështu që emri Allah – الله , është i përbërë nga pjesëza “eli” – أل dhe fjala “ilah” – إله (i adhuruar). Si rrjedhojë, kuptimi i emrit “Allah” është “i Adhuruari”.

2- El-Ehad – الاحد – Një, i Vetëm.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Thuaj, Ai, Allahu është Një, i Vetëm.” (Ikhlas: 1)

3- El-Ala – الأعلى – Më i Larti.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Madhëroje emrin e Zotit tënd, Më të Lartit.” (A’la: 1)

4- El-Ilah – لإلها – i Adhuruari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Dhe Ilahu (i Adhuruari) juaj është Një i Adhuruar i Vetëm.” (Bekare: 163)

5- El-Barri’ – البارئ – Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai, Allahu është Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje.” (Hashër: 24)

6- El-Ekrem – الأكرم – Fisniku, Bujari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Lexo dhe Zoti yt është më Bujari.” (Alak: 3)

7- El Berru – البر – Bamirësi, Dhuruesi i madh.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është El Berr-rru (Bamirësi, Dhuruesi i madh, Mëshirëbërësi).” (Tur: 28) 

8- El Basir – البصیر – Gjithëshikuesi.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” (Shura: 11) 

9- Es-Semië – السمیع – Gjithëdëgjuesi.

Argument për të është ajeti: Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” (Shura: 11) 

10- Et-Teuab – التواب – Pranuesi i pendimit prej robërve të Tij.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është Et-Teuabu (Pranues i pendimit prej robërve të Tij), Mëshirëbërësi.” (Bekare: 38)

11- El Xhebbar – الجبار 

Kuptimet e këtij emri janë:

Madhështori, i Gjithëfuqishmi.

Rregulluesi i çështjeve të robërve të Tij. E pasuron të varfërin, e shëron të sëmurin,etj.Urdhëruesi, të Cilit nuk mund t’i kthehet urdhëri.Argument është ajeti: “Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesii sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, El Xhebbaru (Urdhëruesi i papërballueshëm, i Gjithëfuqishmi).” (Hashër: 23) 

12- El Xheuad – الجواد – Ai që jep dhe dhuron shumë.Argument është fjala e Profetit (alejhi selam): “Vërtet Allahu është Xheuad (Dhurues i Madh) që e do bujarinë dhe bujarin.” (Transmeton Ebu Nuajmi në “El hilje” dhe hadithi është përmendur në “Sahiul xhami’”.)

13- El Xhemil – الجمیل – i Bukuri.Profeti (alejhi selam) ka thënë në hadith: “Me të vertetë Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën.” (Muslimi)“Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën).” (Hud: 56) 

14- El Hasib – الحسیب – Llogaritësi. Ai që i kërkon llogari robërve të Tij për veprat e tyre. Ai që i mjafton robërve të Tij nëse do të mbështeten tek Ai:“Allahu është i mjaftueshëm për Hasib (Llogaritës).” (Nisa: 6)

15- El Hafidh – الحفیظ – Ruajtësi i çdo gjëje. Mbikqyrësi mbi çdo gjë. Nuk i humbet Atij asgjë nga punët e robërve të Tij:“Me të vërtetë Zoti yt është mbi çdo gjë Hafidh (Ruajtës).” (Hud: 57)

16- El Hak – الحق – i Vërteti, i Përhershmi, i Pandryshueshmi:“Dhe ata do ta marrin vesh se Allahu, Ai është El Hak (i Vërteti, i Qarti).” (Nur: 25) 

17- El Hakem – الحكم – Gjykuesi, të Cilit askush nuk mund t’ia kthejë dhe përballojë gjykimin dhe caktimin.Argument është fjala e Profetit alejhi selam: “Me te vërtetë Allahu është “El Hakem.” (Transmeton Nesaiu. Albani ka thënë që “isnadi” është i mirë.)

18- El Hakim – الحكیم – Më i Urti, Gjithëgjykuesi:“…Ai, Allahu është Aziz (i Gjithëfuqishëm), El Hakim (i Urti, Gjithëgjykuesi).” (Sebe: 27)

19- El Halim – الحلیم – i Buti, i Durueshmi, i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e robërve të Tij:“Dhe me të vërtetë Allahu është Alimun (i Gjithdijshëm), Halimun (i Durueshëm, i Butë).”

20- El Hamid – الحمید – i Denji për të gjitha lavdërimet. I Lavdëruari që i meriton të gjitha lavdërimet:“Me të vërtetë Allahu është më i Pasuri (i lirë nga çdo nevojë), i Denjë për të gjitha lavdërimet.”

21- El Hajj – الحي – i Gjalli, i Përjetshmi:“Allahu la ilahe il-lahu uel Hajjul-Kajjum.” (Ali Imran: 2) “Të gjitha fytyrat do të nënshtrohen para El Hajju, El Kajjum.” (Ta Ha: 111)

22- El Hajij – الحیي – i Turpshmi.El Menave ka thënë: “El Hajij është ai që ka shumë turp.” Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është El Hajij (i Turpshëm)…” (Transmeton Ebu Daudi dheAlbani në “Sahihul xhami” ka thënë se është i saktë.)

23- El Habir – الخبیر – Njohësi i çdo gjëje:“Me të vërtetë Allahu është më i Buti, më Dashamirësi dhe Latifun Habirun (Njohësi i çdo gjëje).” (Haxh: 63) 

24- El Halik – الخالق – Gjithëkrijuesi:“Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi …” (Hashër: 24) Duhet të jemi të qartë se krijimi – si veprim i Allahut – është gjë tjetër dhe pasojat e krijimit (krijesat) janë gjë tjetër. Kështu që krijimi është veprim që i atribuohet Qenies së Allahut, ndërsa pasojat e krijimit (krijesat) janë të ndara e të shkëputura nga Ai. (Marrë shkurtimisht nga “Mexhmul fetua”, kap. 12, fq. 435-436.) Një kuptim tjetër i këtij emri është Përcaktuesi i gjërave sipas dëshirës së Tij, siç ka thënë në tefsirin e tij Sheukani.

25- El Khalak – الخلاق – Krijuesi i çdo gjëje:“A nuk është Ai i Cili krijoi qiejt dhe Tokën i zoti të krijojë (përsëri) si ato? Po. Nuk ka pikë dyshimi dhe Ai është El Khalaku, El Alijm (Krijuesi, i Gjithëdituri).” (Ja Sin: 81) 

26- Err-Rrazik – الرازق – Gjithëfurnizuesi.Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është El Khalik, El Kabid, El Basit, Err-Rrazik (Gjithëfurnizuesi), El Musair (Çmimvënësi, Ai që i vendos, i ngre dhe i ul çmimet e gjërave).” (Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Albani ka thënë në “Sahihul xhami” se hadithi është i saktë.)

27- Err-Rrab – الرب – Zoti, Gjithëkrijuesi, Sunduesi, Gjithërregulluesi i çështjeve.Argument është hadithi që transmeton Muslimi, ku Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Përsa i përket rukusë, në të madhëroni Err-Rrab (Zotin).” 

28- Err-Rrahman – الرحمان – i Gjithëmëshirshmi.

29- Err-Rrahim – الرحیم – Mëshirëbërësi:“Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëbërësit.” (El-Fatiha: 1-2) 

30- Err-Rrezzak – الرزاق – Gjithëfurnizuesi:“Vërtetë që Allahu është Err-rrezzak, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, më i Forti.” (Dharijat: 58) 

31- Err-Rrafik – الرفیق – Dashamirësi, i Buti.Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Rrafik (Dashamirësi, i Buti) dhe e do butësinë.” (Muslimi)

32- Err-Rrakib – الرقیب – Mbikqyrësi i çdo gjëje, Gjithëvëshguesi.Allahu në Kur’an ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Rrakijb (Mbikqyrës, Gjithëvëzhgues mbi ju).” (Nisa: 1) 

33- Err-Rrauf – الرؤوف – Mëshirëshumi, DashamirësiIbnul Farisi ka thënë: “Err-Rrauf rrjedh nga fjala ‘rre’fetun’, e cila tregon për butësi dhe mëshirë.”Allahu ka thënë në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu është Rrauf, Rrahim.” (Nur: 20)

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close