Shkurorzimi

Dispozitat e divorcit

Shkurorëzim apo divorc do të thotë: ndarja e burrit nga gruaja, qoftë me fjalë, me shkrimapo duke i dhënë shenjë.
Parimisht, shkurorëzimi është mekruh, sepse nëpërmjet tij behët shuarja e dobive që rrjedhin si shkak i nikahut të cekura më lart, si dhe bëhet shthurja e familjes. Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

”Hallalli më i urryer tek All-llahu është divorci”

Mirëpo, pasi që divorci në disa raste është i domosdoshëm, për shkak se gruaja ka
zullum nga burri i vet apo burri ka zullum nga gruaja e vet, apo për ndonjë shkak tjetër,All-llahu i lartësuar, nga mëshira e Tij, e ka bërë të lejuar divorcin për robërit e vet dhe nuk e ka dashur t’i vejë në siklet krijesat e veta. Nëse bashkëshorti e urren bashkëshorten e vet dhe nuk mund të bëjë durim ndaj saj, atëherë nuk ka të keqe nëse e shkurorëzon, mirëpo është obligim t’i ketë parasysh disa çështje, siç janë:

1. Të mos shkurorëzohet duke qenë gruaja në kohën e menstruacioneve. Nëseshkurorëzohet duke qenë në haid (menstruacione), vetëm se ka bërë mëkat ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe është zhytur në një haram, kështu që e ka obligim ta kthejë dhe të presë, derisa të pastrohet e pastaj mundet të shkurorëzohet, nëse dëshiron, por më mirë është të presë, derisa t’i shfaqet haidi për herë të dytë. Kur të pastrohet, nëse dëshiron, e mban; nëse jo, shkurorëzohet.

2. Të mos shkurorëzohet, nëse ka bërë marrëdhënie me gruan pas menstruacioneve (d.m.th kur është e pastër), vetëm në qoftë se e di se ajo është shtatzënë. Nëse njeriu vendos të shkurorëzohet me gruan e tij, por ka pasur marrëdhënie intime me të pas menstruacioneve, në ketë rast nuk lejohet të shkurorëzohet, derisa t’i shfaqet haidi dhe të pastrohet përsëri, edhe nëse kjo periudhë zgjat. Pastaj, nëse dëshiron, shkurorëzohet para se të ketë kontakt me të. Në qoftë se i bëhet e qartë se ka mbetur shtatzënë apo vërtetohet se është shtatzënë, nuk ka të keqe nëse shkurorëzohet. All-llahu i lartësuar thotë:

”O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre)…” (Et-Tal-lak 1)

Ka thënë Iben Abbasi, radijall-llahu anhuma:

”Mos u shkurorëzoni duke qenë gruaja në kohën e haidit e as duke qenë në kohën e pastërtisë nga haidi përderisa keni marrëdhënie më të. Mirëpo le të presë deri sa të shfaqet haidi dhe të pastrohet prej tij, e pastaj të shkurorëzohet”.

3. Të mos shkurorëzohet më shumë se një herë. Le të mos i thotë ’Ti je e lëshuar dy herë apo tri herë’, apo të mos i thotë ‘Ti je e lëshuar, ti je e lëshuar, ti je e lëshuar’. Divorci në këtë formë është i ndaluar, bazuar në atë që transmetohet nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, t’i ketë thënë një njeriut që kishte shkurorëzuar gruan e vet duke i thënë tri herë ‘Ti je e lëshuar’:”A po tallet me Librin e All-llahut e unë jam në mesin tuaj?”, derisa është ngritur një njeri dhe ka thënë:”A ta vras?!”19

Shumë prej njerëzve nuk i dinë dispozitat e shkurorëzimit. Në çfarëdo kohe që u teket, i shkurorëzojnë gratë e tyre, duke mos marrë parasysh kohën apo numrin e shkurorëzimit. Është obligim për njeriun që t’iu përmbahet dispozitave te Allllahut te Plotfuqishëm dhe të mos i tejkalojë ato, sepse All-llahu i Lartësuar ka thënë:

”… e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten.” (EtTal-lak 1)

Në një ajet tjetër thotë:

”… kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët” (El-Bekare 229)

———————————————————————-

Shejh Albani thotë se hadithi është daif; el-Iruaul-Galil (8/2040), Daif el-Xhamius-Sagir (f.8).

Tags
Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close