Gjykimi

Ajetet dhe hadithet rreth Çastit

Allahu i lartësuar ka thënë: « Të pyesin rreth Çastit: ‘Kur e ka kohën?’ Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë? Te Zoti yt është afati i tij. Ti nuk je veçse një paralajmërues për ata që ia kanë frikën atij [Çastit]? Ditën kur do ta shohin atë, do t’u duket sikur të kenë qëndruar veç një mbrëmje apo një mëngjes » [en-Naziat, 42-46] « Të pyesin ty rreth Çastit: ‘Kur e ka kohën?’ Thuaj:’Vetëm Zoti e di dhe askush s’mund të thotë se kur do të ndodhë ai. E rëndë do të jetë për qiejt dhe për tokën dhe do të vjen papritmas.’ Ty pyesin ty thua se ti e di këtë mirë. Thuaj: ‘Vetëm Zoti e di, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë’ » [el-A’raf, 187] Ka shumë ajete e hadithe lidhur me këtë temë. Allahu i lartësuar ka thënë: « Çasti është afruar dhe hëna është çarë » [el-Kamer, 1] Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha ndërsa tregonte me gishtin tregues dhe me gishtin e mesëm: “Ardhja ime dhe Çasti janë si këta dy gishtërinj”. Në një hadith tjetër, tha: “Çasti gati sa nuk erdhi para meje”. Kjo tregon se sa relativisht afër Çastit jemi. Allahu i lartësuar ka thënë: « I është afruar njerëzimit Dita e Llogarisë, megjithëkëtë ata kthejnë shpinën dhe janë të shkujdesur » [el-Enbija, 1] « Urdhri [Çasti] i Allahut do të ndodhë, kështu që mos kërko ngutjen e tij » [en-Nahl, 1]

« Ata që s’besojnë, kërkojnë ngutjen e tij; ata që besojnë, ia kanë frikën dhe e dinë se është përnjëmend » [esh-Shura, 18] Në Sahih el-Buhari, gjendet një hadith ku thuhet se një beduin e pyeti pejgamberin rreth Çastit. Ai [salallahu alejhi ue selam] tha: – Sigurisht që të ndodhë. Çka ke përgatitur për të? – O i Dërguar i Allahut, s’kam falur shumë namaz e s’kam shumë punë të mira, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. – Ti do të jesh me ata që i do. Muslimanët kurrë s’janë gëzuar më shumë sesa kur kanë dëgjuar këtë hadith. Disa hadithe tregojnë se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] qe pyetur rreth Çastit dhe ai shikoi nga një djalosh dhe tha: “Nëse ai jeton, s’do të plaket shumë para se ta shohë Çastin të ndodhë”. Me këtë, ai mendoi në vdekjen e tyre dhe kalimin në ahiret [jetën e përtejme], sepse gjithkush që vdes, kalon në ahiret. Disa thonë se, kur personi vdes, Gjykimi i tij vetëm se ka nisur. Ky hadith me këtë domethënie është sahih [i vërtetë]. Disa heretikë e komentojnë gabimisht këtë hadith. Kohën e saktë të Çastit të madh e di vetëm Allahu dhe këtë askujt nuk ia ka zbuluar, siç na bëhet e qartë nga hadithi ku pejgamberi thotë: “Pesë gjëra s’i di kush, përveç Allahut”, pastaj lexoi: « Vërtet, vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Çasti. Ai e zbret shiun dhe e di se çfarë ka në mitra. Kurrkush s’e di çka do të fitojë të nesërmen e as që di dikush se në cilin vend do të vdesë. Vërtet, Allahu është i gjithëdijshëm, i mirinformuar [për gjithçka] » [Lukman, 34] Kur Xhibrili [alejhi selam] erdhi te pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] në formën e një beduini, ai e pyeti rreth Islamit, imanit [besimit] dhe ihsanit [shkallës më të lartë të besimit] dhe pejgamberi iu përgjigj. Por, kur ai e pyeti rreth Çastit, ai tha:“I pyeturi s’di gjë më shumë sesa pyetësi”. Xhibrili tha:”Më fol për shenjat e tij”. Pastaj pejgamberi i përshkroi ato, siç do t’i shohim më vonë, kur ta citojmë plotësisht këtë hadith dhe të tjerët. Hudhejfe tha: “Pejgamberi u çua e na foli një ditë dhe na tregoi gjithçka që do të ndodhë deri te Çasti dhe s’la gjë pa treguar. Disa nga ata që e dëgjuan, e mësuan përmendsh; disa e harruan. Këta shokë të mi e mësuan. Mua nuk më kujtohet krejtësisht, por nganjëherë më vjen ndër mend ashtu siç dikush do ta kujtonte dhe njihte fytyrën e një njeriu që e kishte harruar, kur ta shohë atë”. [Ebu Daud, Muslim] Imam Ahmed transmetoi nëpërmjet Ebu Nudreh se Ebu Se’id tha: “Një ditë prej ditësh, pejgamberi na e fali namazin e ikindisë, pastaj u çua e na foli deri në aksham. Ai përmendi gjithçka që do të ndodhë deri në Ditën e Ringjalljes dhe s’la gjë pa treguar. Disa prej nesh e mbajtën në mend, disa e harruan. Ndër ato që tha ishte: ‘O njerëz, kjo botë është përplot joshje. Allahu ju ka caktuar si mëkëmbës në këtë botë dhe Ai do t’ju shohë se si po veproni, kështu që ruhuni nga joshjet e kësaj bote dhe ruhuni gruas’. Nga fundi fjalimit tha: ‘Dielli gati sa nuk ka perënduar dhe çfarë ka mbetur nga kjo botë, krahasuar me atë që ka kaluar, është sikurse çfarë ka mbetur nga kjo ditë krahasuar me atë që ka kaluar’”. Ali ibn Zejd ibn Xhed’en el-Timi ka transmetuar disa hadithe garib1 dhe munker2 1 Shënim: Hadith gharib është ai, që transmetohet vetëm nga një transmetues [Nuz’heh el-Nether nga Ibn Haxher el-Eskelani]. 2 Shënim: Sipas Ibn Haxher, nëse një transmetim që kundërshton një tjetër hadith autentik transmetohet nga një transmetues i dobët, ai njihet si munker. , çka do ta bënte të diskutueshëm vlefshmërinë e këtij hadithi. Por, ka disa transmetime që janë të ngjashme me këtë hadith dhe janë transmetuar me zinxhirë [isnad] tjetër. Një pjesë e këtij hadithi gjendet në Sahih Muslim, nëpërmjet Ebu Nudreh nga Ebu Se’id. Ky hadith i referohet asaj për të cilën s’ka dyshim: çka mbetet nga kjo botë, krahasuar me atë që ka kaluar, është shumë pak. Pavarësisht kësaj, kurrkush s’mund të dijë saktësisht sa kohë ka mbetur, përveç Allahut, dhe kurrkush s’e di saktë se sa kohë ka kaluar, përveç Allahut.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close