Fejesa / Martesa

Sikur mos të ishte nikahu

Sikur mos të ishte nikahu, do të shfaqej njëra prej dy gjërave:

– shuarja e njerëzimit – ardhja në ekzistencë e njeriut të zhvilluar nga kurvëria, që nuk i dihet (baza) familja dhe nuk është i ngritur në moral Këtu më duhet të ndalem një çast për të sqaruar se çka është vendimi i Islamit lidhur me planifikimin familjar.

Them: Planifikimi i fëmijëve me numër të caktuar është në kundërshtim me kërkesën e sheriatit, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka urdhëruar për t’u martuar me gruan që lindë shumë fëmijë dhe na e ka sqaruar se më ketë do të mburret para umeteve tjera apo para Pejgamberëve, alejhimus-sel-lam. Dijetarët kanë thënë se martesa me gruan që njihet se lindë shumë është obligim, e kjo dihet ose duke e njohur personalisht atë grua, nëse ka qenë e martuar me parë, ose duke i njohur të afërmet e saj, si nënën e saj apo motrën e saj, nëse nuk ka qenë e martuar me parë.

Cili është shkaku që i detyron në caktimin e numrit të fëmijëve?

A mos është frika nga rrizku (furnizimi), apo frika e lodhjes nga edukimi i tyre? Nëse është e para, atëherë ky është paragjykim i keq ndaj All-llahut të Lartësuar, sepse Allllahu, nëse krijon krijesa, patjetër i furnizon ato. All-llahu i Lartësuar thotë:

”Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj” (El-Hudë 6)

Gjithashtu, në një ajet tjetër thotë:

”Sa e sa gjallesa nuk kanë mundësi për furnizimin e vet e All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi” (El-Ankebut 60)

All-llahu i plotfuqishëm iu thotë atyre të cilët i vritnin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë:

”… se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve…” (El-Is’ra 31)

Nëse shkaku për caktimin e numrit të fëmijëve është frika e lodhjes nga edukimi i tyre, kjo është gabim, ngase ka shumë që kanë fëmijë pak dhe janë lodhur duke i edukuar. Gjithashtu, ka prej tyre që kanë fëmijë shumë dhe edukimi i tyre ka qenë i lehtë për ta. Çështja e edukimit se a është i rëndë apo e lehtë është e lidhur ngushtë me lehtësim nga All-llahu i lartësuar. Sa më shumë që robi ia ka frikën All-llahut dhe vazhdon rrugës së drejtë, All-llahu ia lehtëson problemet. All-llahu i lartësuar thotë:

”E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën” (Et-Talak 4)

Pasi të bëhet e qartë se caktimi i numrit të fëmijëve është në kundërshtim me sheriatin, shtrohet pyetja: A bie në këtë kategori planifikimi familjar për shkak të gjendjes së nënës? Përgjigjja është: jo, nuk është planifikimi familjar për shkak të gjendjes së nënës i ngjashëm me caktimin e numrit të fëmijëve. Me shprehjen ‘planifikim familjar’ kam për qëllim që të dy bashkëshortët apo ndonjëri prej tyre të përdorë masa që e pengojnë përkohësisht shtatzëninë, dhe kjo është e lejuar, nëse bëhet me pëlqimin e të dy palëve, si p.sh. të jetë femra e dobët, kurse shtatzënia e shton dobësinë apo sëmundjen; atëherë, më pëlqimin e bashkëshortit, ajo përdor hapa (ilaçe) që e pengojnë përkohësisht shtatzëninë, dhe në këtë nuk ka fare të keqe. Sepse sahabet kanë bërë azel  në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe nuk janë ndaluar nga kjo, kurse dihet se azeli është një prej shkaqeve që e pengon shtatzëninë. 


• Azel është ejakulimi i spermës jashtë vagjinës apo, siç është e njohur tanimë, përdorimi i mjeteve prezervativë.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button