Fejesa / Martesa

Prej urtësive të nikahut janë

1. Ruajtja dhe mbrojtja e të dy bashkëshortëve. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë:

”O ju të rinj, kush ka mundësi për t’u martuar, le të martohet, sepse kjo e ruan shikimin dhe e mbron moralin”.14


2. Ruajtja e shoqërisë nga të këqijat dhe nga shthurja morale. Sikur të mos ishte nikahu, do të përhapeshin vese të këqija dhe të ulëta mes meshkujve dhe femrave.

3. Kënaqësia e të dy bashkëshortëve, duke i përmbushur obligimet ndaj njëri-tjetrit si dhe mirësjellja reciproke në mes tyre. Burri kujdeset për gruan, e furnizon me ushqim dhe me pije, i siguron vendbanim dhe veshmbathje aq sa ka mundësi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

”E keni obligim t’i furnizoni dhe t’u siguroni veshmbathje aq sa keni mundësi”15
”Gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse ndaj asaj që i është dhënë në përgjegjësi”
.

Gjithashtu, gruaja kujdeset për burrin duke i përmbushur obligimet që i takojnë në shtëpi, duke u përkujdesur dhe interesuar për shtëpinë. Pejgamberi, sal-lallllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

Gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse ndaj asaj që i është dhënë në përgjegjësi.16


4. Vendosja e lidhjeve mes familjeve dhe fiseve. Sa prej familjeve të largëta nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, por nëpërmjet martesës janë njohur dhe kanë pasur lidhje mes veti. Për këtë shkak, All-llahu i Lartësuar e ka bërë dhëndrin si pjesëtar të farefisit, siç e kemi cekur më lart.
.
5. Ruajtja e gjinisë njerëzore në formë të shëndoshë. Nikahu është shkak për shtimin e pasardhësve nëpërmjet të cilëve raca njerëzore vazhdon të mbijetojë. All-llahu i lartësuar thotë:

”O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra …” (En-Nisa 1)
———————————————————————————–
14 Tra. Buhariu (5066), Muslimi (1400).

15 Tra. Ahmedi (5/73), Ebu Davudi (1905), Iben Maxheh (3074).

16 Tra. Buhariu (5188), Muslimi ( 1829).

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button