Fejesa / Martesa

Poligamia e lejuar

Pasi që martesa më shumë gra është shkak për çrregullime dhe padrejtësi e, gjithashtu, pamundësia për t’i përmbushur obligimet ndaj tyre, kurse në anën tjetër kufizimi i njeriut më një grua sjell të këqija ndërsa shuarja e epshit në forma tjera është e ndaluar, si rrjedhojë e tërë kësaj sheriati islam e ka bërë të lejuar martesën me katër gra. Ngase ky është numër ku njeriu ka mundësi ta realizojë drejtësinë, ta përmbushë obligimin si bashkëshort ashtu si duhet si dhe ta plotësojë nevojën e vet, nëse ka nevojë për më shumë se një grua. All-llahu i lartësuar thotë:

”… atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm më një…” (En-Nisa 3)

Në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e kishte pranuar islamin Gujlan eth-Thekafiu, i cili kishte dhjetë gra. I Dërguari i All-llahut e urdhëroi që t’i zgjidhte katër prej tyre dhe të tjerat t’i shkurorëzonte.

Kajs Ibnul-Harith thotë:

”Hyra në Islam dhe kisha tetë gra. Erdha te i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ue sellem, i tregova dhe ai më tha:’Zgjedh katër prej tyre’”13

—————————————————————-

13 Tra. Ebu Davudi (2241).

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button