Jeta bashkëshortore

Obligimi i parë.

Devotshmëria, frika dhe përkushtimi ndaj Allahut (Subhanehu ue Te’Ala).

Devotshmëria është njëra prej cilësive që shumë njerëz e kanë humbur.

Të devotshmit gjithmonë janë të interesuar për t’i kryer në mënyrë sa më tëplotë të gjitha obligimet.
Pikërisht për devotshmërinë ka folur edhe Hasan el-Basriu, kur dikush e pyeti:
“Unë kam një vajzë, me kë ta martoj?”
Hasan el-Basriu i tha: “Martoje me një të devotshëm, sepse i devotshmi e mban duke qenë i mirë ndaj saj dhe nëse e ndan, nuk i hyn në hak.”
Në fakt, prania e devotshëmrisë, përkushtimit dhe frikës ndaj Allahut në zemrën e bashkëshortëve është shtysë për kryerjen e detyrimeve në mënyrën e duhur.
E nëse Allahu hedh në zemër dritën e devotshmërisë dhe të përkushtimit, atëherë nga kjo dritë do të rregullohen veprat e këtij njeriu.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem) ka thënë:“Vërtet në trupin tuaj ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmirsohet,atëherë do përmirsohet i gjithë trupi, e nëse ajo prishet, prishet i gjithëtrupi: ajo është zemra.”

 

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button