Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm Atij ndihmë e falje i kërkojmë. I kërkojmë mbrojtje  Allahut kundrejt të këqijave të vetvetes e kundrejt të ligave të veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e humb, kurse atë që Allahu e humb, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Qëndrueshmëria në fenë e Allahut është qëllimi themelor i çdo muslimani të sinqertë që dëshiron ta ndjekë rrugën e drejtë me vendosmëri e udhëzim.

Rëndësia e kësaj tematike fshihet në disa çështje, ndër to:

–                      Gjendja e rrethanat e shoqërive bashkëkohore në të cilat gjenden muslimanët dhe shumëllojshmëria e sprovave dhe tundimeve, në zjarrin e të cilave kanë rënë këto shoqëri, e dëshmojnë qartë rëndësinë e kësaj çështjeje. Pastaj, llojet e epsheve dhe dyshimeve, për shkak të të cilave është tëhuajtur feja, kanë ndikuar që kapjen pas fesë ta konsiderojnë veçori të çuditshme, e që është: “I përpikti në fe i ngjan atij që e mban gacën në dorë.”

Çdo njeri me mendje të shëndoshë e kupton se në ditët e sotme nevoja e muslimanit për mjetet e qëndrueshmërisë është më e madhe sesa në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Rrjedhimisht, përpjekja që kërkohet për ta jetësuar këtë është më e madhe, për shkak të prishjeve në kohën që po jetojmë, vëllezërve të paktë dhe dobësisë e numrit të vogël të përkrahësve.

–                      Rastet e rebelimit ndaj fesë dhe braktisjes së saj janë shtuar, madje edhe në mesin e atyre që punojnë për Islamin, gjë që na bën të kemi frikë nga përfundimet e tilla, si dhe të pajisemi me mjetet e qëndrueshmërisë, që kësisoj të arrijmë në vend të sigurt.

–                      Rëndësinë e kësaj tematike e dëshmon edhe lidhshmëria që ka kjo çështje me zemrën, për të cilën i Dërguari i Allahut  ka thënë: “Zemra e birit të Ademit ndryshon më shpejt se tenxherja kur është duke valuar fort.”[1] I Dërguari i Allahut  lidhur me zemrën na e ka sjellë edhe një shembull tjetër, tek thotë: “Zemra është quajtur zemër (kalb) për shkak të ndryshimit të saj (arabisht: tekalub, që domethënë rrotullim, ndryshim). Me të vërtetë zemra i shëmbëllen gjethes në majë të pemës, të cilën e rrokullis era sa në njërën anë e sa në tjetrën.”[2] Pas këtij hadithi vjen fjala e një poeti:

Njeriu u quajt insan për shkak të nisjanit (harresës) së tij,

E zemra u quajt kalb për shkak të tekalubit (ndryshimit).

Qëndresa e kësaj gjëje të luhatshme kundrejt erës së tundimeve dhe dyshimeve është çështje shumë e rëndësishme, e cila ka nevojë për mjete gjigante, që do t’i bënin ballë këtyre rreziqeve e vështirësive vigane.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button