Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT-3

III – Përsiatja e tregimeve të të dërguarve dhe pasimi i tyre Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَكُلّٗا نَّقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِۦ فُؤَادَكَۚ وَجَآءَكَ فِي هَٰذِهِ ٱلۡحَقُّ وَمَوۡعِظَةٞ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ﴾

“Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën.

Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.”[14]

Këto ajete nuk kanë zbritur në kohën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!, për argëtim e dëfrim, por për një qëllim madhor, e që është forcimi i zemrës së të Dërguarit të Allahut dhe i zemrave të besimtarëve që e shoqëronin.

Kundroje, vëlla i dashur, këtë fjalë të Allahut të Lartësuar:

﴿قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ٦٨ قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩ وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ﴾

“Ata thirrën: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!” Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” Ata deshën ta lëndonin, por Ne i bëmë të dështonin.”[15]

Ibn Abasi thoshte: “Fjala e fundit e Ibrahimit, para se ta hidhnin në zjarr, qe: ‘Më mjafton Allahu! Eh, sa Mbrojtës i mirë është Ai!’”[16]

A nuk e ndien se, ndërsa e sodit këtë ajet kuranor, në shpirtin tënd hyn domethënia e përforcimit kundër mizorisë dhe dënimit?

Meditoje fjalën e Allahut lidhur me tregimin e Musait:

﴿فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ ٦١ قَالَ كَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ﴾

Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.”[17]

A nuk e ndien, tek mediton këtë ndodhi, domethënien e përforcimit kur besimtari është i përndjekur dhe në vështirësi të madhe, ndërsa britmat e pesimistëve dëgjohen gjithandej?

Kur kujton tregimin e magjistarëve të Faraonit, atë ndodhi të çuditshme të atyre që qëndruan në të vërtetën kur iu bë e qartë, a nuk e vëren se si hyn në zemër një ndjenjë madhështore e përforcimit përballë kërcënimeve të atij tirani, i cili tha:

﴿قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابٗا وَأَبۡقَىٰ﴾

“Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave.

Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”[18]

Besimtarët, edhe pse ishin të paktë në numër, qëndruan të patundur në të vërtetën dhe thanë:

﴿قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ﴾

“(Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi ndaj provave që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!”[19]

Njëjtë është çështja edhe te shumë tregime të tjera në Kuran, siç janë tregimi i besimtarit në suren Jasin, tregimi i besimtarit nga populli i Faraonit, tregimi i njerëzve të Hendekut etj., ku mësimi më i madh nga këto tregime është përforcimi dhe qëndrueshmëria në të vërtetën.

Vazhdon

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button