Te ndryshme

MJETET E QËNDRUESHMËRISË NË FENË E ALLAHUT-2

II – Zbatimi i fesë dhe veprat e mira Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡقَوۡلِ ٱلثَّابِتِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّٰلِمِينَۚ وَيَفۡعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ﴾

“Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.” [9]

Katade, duke e komentuar këtë ajet, thotë: “Në këtë botë i forcon me hair e me vepra të mira, kurse në botën tjetër i forcon në varr.” Disa selefë kështu e kanë shpjeguar këtë ajet.[10]

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَوۡ أَنَّهُمۡ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَشَدَّ تَثۡبِيتٗا﴾

“E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.”[11]

Domethënë, më të fortë në të Vërtetën. Kjo është e qartë, sepse nuk pritet që dembelët, ata që nuk bëjnë vepra të mira, të jenë të qëndrueshëm kur sprovat dhe fatkeqësitë ta arrijnë kulmin.

Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu i udhëzon, për shkak të imanit të tyre, në rrugë të drejtë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ngulmonte në punë të mira. E, veprat më të dashura për të ishin të vazhdueshmet, edhe po qenë të pakta.

Shokët e të Dërguarit ﷺ kur bënin ndonjë vepër, e bënin në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, edhe Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, kur vepronte ndonjë punë, i përmbahej asaj (e bënte vazhdimisht).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ thoshte: “Xheneti është bërë i detyrueshëm për atë që vazhdimisht i fal dymbëdhjetë rekate.”[12] Domethënë, dymbëdhjetë rekate sunet. Në një hadith kudsi, Allahu i Madhërishëm thotë: “Robi im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua…”[13]        vazhdon

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button