Fejesa / Martesa

Martesa (Nikahu)

Nikah gjuhësisht d.m.th. akti i kurorëzimit apo të kryerit e marrëdhënieve më gruan. Ka thënë Ebu Alij-j el-Kalijj:

“Arabët kanë bërë një dallim të thjeshtë në mes te aktit të kurorëzimit dhe të kryerit të marrëdhënieve më gruan. Nëse thonë ‘E ka kurorëzuar filanen apo të bijën e filanit’, kanë për qëllim aktin e kurorëzimit; nëse thonë:’E ka kurorëzuar gruan e tij apo bashkëshorten e tij’, nuk kanë për qëllim diçka tjetër pos marrëdhënieve intime”.

Kurse në terminologjinë islame nikah d.m.th. kurorëzimi në mes burrit dhe gruas, me qëllim për të gjetur kënaqësi mes njëri-tjetrit, si dhe formimi i një familjeje të mirë dhe shoqërie të shëndoshë. Nga këtu nxjerrim në pah se, me aktin e kurorëzimit, nuk synohet vetëm kënaqësia seksuale, por synohet një kuptim tjetër, e ai është: Formimi i familjeve të mira dhe i shoqërive të shëndosha.  Mirëpo, ndodh ndonjëherë që njëri prej synimeve të jetë më i theksuar se tjetri, varësisht nga gjendja e njerëzve (personave). 

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button