Fejesa / Martesa

Dobitë e poligamisë

1. Në disa raste, kjo është e domosdoshme, si p.sh. nëse gruaja është e moshuar ose është e sëmur dhe, nëse nuk martohet më ndonjë grua tjetër, kjo nuk i mjafton për ta ruajtur vetveten dhe për të pasur fëmijë. Po ashtu, nëse e mban (gruan e sëmurë), frikohet se do të përballet më vështirësi të ndryshme ose ndoshta frikësohet nga zinaja, por, nëse shkurorëzohet, e ndan nga fëmijët e saj. Ky problem nuk ka mundësi te tejkalohet pos përmes poligamisë.

2. Nikahu është shkak për lidhje dhe afrim mes njerëzve dhe All-llahu e ka bërë të ngjashëm me farefisin. All-llahu i lartësuar thotë:

”Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun dhe e bëri atë të ketë fis dhe miqësi …” (El-Furkan 54)

Poligamia është shkak për lidhjen e shumë familjeve. Ajo i afron me njëri-tjetrin, dhe ky ka qenë njeri prej shkaqeve që e ka shtyrë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, të martohet me më shumë gra.

3. Përkujdesja ndaj shumë grave, të kryerit e nevojave të tyre, siç është furnizimi, strehimi. Pastaj të shtuarit e fëmijëve dhe shtimi i pasardhësve, ngase kjo është gjë e kërkuar nga sheriati.

4. Ka meshkuj që, për shuarjen e epshit, nuk i mjafton një grua. Është i devotshëm dhe i ndershëm, dhe frikësohet nga zinaja, mirëpo dëshiron të kënaqet në mënyrë të lejuar. Për këtë shkak, ka qenë prej mëshirës se All-llahut az-ze ve xhel-l ta bëjë të lejuar poligaminë në formë të rregullt.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button