Te ndryshme

Çfrarë e trondisin akiden-Lloji i parë

Lloji i parë


Gjërat që e tronditin akiden dhe janë shkak për mosbesim. Ato gjëra që e kundërshtojnë Islamin, të cilat e bëjnë të detyrueshme braktisjen e fesë (ridden) quhen të kundërta. E kundërta është herë fjalë, herë vepër; herë besim, herë dyshim.

Njeriu mund ta braktisi fenë (të bëjë ridde) qoftë edhe me një fjalë që thotë, me një punë që vepron, me një besim që beson apo një dyshim që has (takon). E kundërta që e trondit akiden dhe e bën të pavlefshme vjen si pasojë e këtyre katër gjërave të lartpërmendura.

Këto gjëra i kanë përmendur dijetarët në librat e tyre dhe e kanë quajtur këtë me titullin “Gjykimi mbi atë që braktis fenë”.
Ai që braktis fenë është ai i cili ka mohuar dhe ka bërë mosbesim pas Islamit (pasi deklaruar se ai është musliman).

Ky pra është ai që braktis fenë, ai i cili kthehet prej fesë së Allahut dhe e braktis atë. Pejgamberi – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -, thotë në lidhje me atë (që braktis fenë): “Kush e ndërron fenë e tij vriteni” (Transmenton Buhariu në “Sahih”)

Në dy Sahihet (të Buhariut dhe Muslimit) transmentohet se pejgamberi – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – dërgoi Ebu Musa Esh’ariun në Jemen. Pas tij dërgoi Muadhin, të birin e Xhebelit. Kur ky (Muadhi) mbërriti tek ai (Ebu Musa Esh’ariu) ai i tha: Zbrit dhe vendosi atij një jastëk. Ndërkohë aty tek ai ishte një burrë i lidhur. Ai i tha: çfarë është ky? Ai iu përgjigj: Ky ka qenë çifut dhe u bë musliman, porse më pas u kthye në fenë e tij – fenë e keqe – dhe u bë çifut. Ai tha: Unë nuk ulem derisa ai të vritet, ky është gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit të Tij. Ai i tha: Ulu! Por ai këmbënguli duke thënë: Unë nuk ulem derisa ai të vritet! Gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit të Tij. Kjo u përsërit tri herë. Atëherë ai urdhëroi që ai burrë të vritej.

Me sa u përmend argumenton se ai që braktis Islamin vritet nëse nuk pendohet. Atij i kërkohet që të pendohet dhe nëse pendohet dhe kthehet, falënderimi i takon Allahut, por nëse nuk kthehet dhe vazhdon me këmbëngulje të qëndrojë në mosbesimin dhe humbjen e tij, atëherë ai shpejtohet për në zjarr, në bazë të thënies së pejgamberit – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kush e ndërron fenë e tij vriteni.” 

1- Braktisja e fesë me fjalë

2- Braktisja e fesë me vepër

3 – Braktisja e fesë me anë të të besuarit

4- Braktisja e fesë me anë të dyshimit

vazhdon        Lloji i parë Gjërat që e tronditin akiden dhe janë shkak për mosbesim

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button